Riparim iPhone në Tiranë
Doctor Display ofron riparim profesional iPhone në Tiranë: ndërrim ekrani dhe xhami, baterie, port karikimi, kamera dhe riparime të pllakës në nivel komponentësh me mikroskop. Diagnostikim falas në laborator dhe testim i plotë para dorëzimit.
Çfarë përfshin shërbimi
- Ndërrim ekrani iPhone për të gjitha modelet
- Ndërrim xhami iPhone duke ruajtur OLED-in origjinal, kur paneli dhe prekja punojnë normalisht
- Ndërrim baterie iPhone me kapacitet të plotë
- Riparim porte karikimi Lightning / USB-C
- Riparim pas dëmtimit nga uji
- Riparim pllake iPhone në mikroskop
Problemet më të shpeshta të iPhone që zgjidhim
- Ekran i thyer, me viza, njolla ose prekje që nuk punon
- Xhami i çarë ndërsa ekrani funksionon normalisht
- Bateri që shkarkohet shpejt ose telefoni fiket vetë
- Nuk karikon ose karikon me ndërprerje
- Kamera e turbullt, mikrofon ose altoparlant me probleme
- Dëmtim nga uji, telefoni nuk ndizet ose ngec në logo
Modelet iPhone që riparojmë
Punojmë me të gjitha gjeneratat: iPhone 8, SE, X, XR, XS, 11, 12, 13, 14, 15, 16 dhe 17, përfshirë versionet Pro, Pro Max, Plus dhe mini. Përdorim procedura riparimi sipas modelit; disponueshmëria e pjesëve konfirmohet përpara ndërhyrjes.
Si funksionon procesi i riparimit
- Na kontakton me telefon ose WhatsApp dhe përshkruan problemin
- Bëjmë diagnostikim falas në laborator
- Të konfirmojmë çmimin dhe kohën përpara se të fillojmë
- Realizojmë riparimin me makineri profesionale
- Testim i plotë i funksioneve dhe dorëzim
Kur mund të ndërrohet vetëm xhami i iPhone
Nëse paneli OLED ndriçon normalisht, nuk ka viza apo njolla dhe prekja punon, ndërrohet vetëm xhami i thyer duke ruajtur ekranin origjinal. Kur paneli është dëmtuar, zgjidhja e vetme është ndërrimi i plotë i ekranit. Cilën rrugë ndjekim e konfirmojmë pas kontrollit në laborator.
Si përcaktohet çmimi dhe koha e riparimit
Çmimi konfirmohet pas diagnostikimit dhe varet nga modeli, dëmtimi dhe pjesa e zgjedhur. Koha e riparimit konfirmohet gjithashtu pas kontrollit të pajisjes: ndërrimi i ekranit, xhamit ose baterisë kryhet më shpejt, ndërsa riparimet e pllakës kërkojnë analizë më të detajuar. Nuk fillojmë asnjë ndërhyrje pa u dakordësuar paraprakisht me ty.
Pse Doctor Display në Tiranë
Laboratori ynë është i pajisur me laminator, separator, kamera vakumi dhe mikroskop, çka na lejon të rikuperojmë ekrane OLED origjinale në vend të zëvendësimit të plotë. Kjo do të thotë cilësi më e lartë dhe kosto më e ulët për ty.
Shërbime të lidhura
Pyetje të shpeshta
Çmimi konfirmohet pas diagnostikimit dhe varet nga modeli, dëmtimi dhe pjesa e zgjedhur. Nëse ndërrohet vetëm xhami, kostoja është zakonisht më e ulët se ndërrimi i plotë i ekranit.
Kërkon riparim iPhone sot?
Na kontakto me telefon ose WhatsApp — të përgjigjemi shpejt.
Rruga Dhimitër Shuteriqi, Tiranë 1060 · Hën–Sht 09:00–21:00 · E diel pushim