Servis Telefonash në Tiranë
Doctor Display kryen diagnostikim dhe riparim telefonash iPhone, Samsung dhe Android në Tiranë. Nga ndërrimi i ekranit dhe xhamit te bateria, porti i karikimit dhe problemet e pllakës elektronike, çdo punë fillon me një kontroll falas për të kuptuar saktësisht çfarë ka telefoni.
Çfarë përfshin shërbimi
- Diagnostikim i plotë para riparimit
- Ndërrim ekrani, xhami dhe baterie
- Riparim porti karikimi dhe mikrofoni
- Riparim komponentësh në pllakë (board-level)
- Testim funksional para dorëzimit
- Konsulencë falas në WhatsApp
Pse të zgjedhësh servisin tonë në Tiranë
Laboratori ynë në Rrugën Dhimitër Shuteriqi është i pajisur me makineri profesionale për riparim ekrani, ndërrim xhami dhe punë board-level me mikroskop. Çdo telefon kalon nëpër një proces diagnostikimi para se të fillojë riparimi, që ju të dini saktësisht çfarë do bëhet.
Punojmë me iPhone, Samsung dhe pothuajse çdo model Android të tregut. Nëse nuk je i sigurt nëse telefoni yt riparohet, na dërgo një foto në WhatsApp dhe të përgjigjemi.
Për cilat marka telefonash ofrojmë servis?
Tekniku ynë punon me iPhone, Samsung dhe modele të ndryshme Android. Çdo rast vlerësohet sipas modelit të telefonit, problemit që ka dhe disponueshmërisë së pjesës së nevojshme. Nëse nuk je i sigurt për modelin tënd, na dërgo një foto në WhatsApp dhe të konfirmojmë nëse mund ta marrim në punë.
Shërbimet më të kërkuara
- Riparim ekrani të thyer (OLED / LCD)
- Ndërrim vetëm i xhamit të ekranit, duke ruajtur panelin origjinal
- Ndërrim baterie me kapacitet të plotë
- Riparim porti karikimi dhe altoparlanti
- Rikuperim pas dëmtimit nga uji
- Riparim pllake për probleme më komplekse
Pyetje të shpeshta
Laboratori ynë ndodhet në Rrugën Dhimitër Shuteriqi, Tiranë 1060. Mund të vini pa termin ose të na kontaktoni më parë në telefon apo WhatsApp.
Shërbime të ngjashme
Kërkon servis telefoni në Tiranë?
Na kontakto me telefon ose WhatsApp — të përgjigjemi shpejt.
Rruga Dhimitër Shuteriqi, Tiranë 1060 · Hën–Sht 09:00–21:00 · E diel pushim